QENDRA PËR HULUMTIM DHE MONITORIM VAZHDON BETEJËN PËR NJOHJEN E DIPLOMAVE NGA KOSOVA

Publikuar 1 vit më parë

Qendra për Hulumtim dhe Monitorim (QHM) ka nisur një iniciativë për njohjen e diplomave të fituara në Republikën e Kosovës. Si pjesë e kësaj iniciative, Agjencia për Kualifikim kërkpi nga QHM që të plotësojë kërkesën për njohjen e këtyre diplomave, duke iu dërguar edhe autorizimet e personave që përfaqësojnë organizata.

Megjithatë, pas plotësimit të kërkesës, Agjencia për Kualifikim e ka hedhur poshtë, duke argumentuar se “ju kemi drejtuar Zyrës për Punë Koordinuese në procesin e bisedimeve me Prishtinën, dhe kjo marrëveshje është e suspenduar”, por pa ofruar asnjë bazë ligjore për këtë vendim.

QHM ka vlerësuar këtë veprim si një akt të diskriminimit të drejtpërdrejtë, pasi që drejtori i Agjencisë hedh poshtë kërkesën pa u bazuar në dispozita ligjore, por në mendimet e zyrtarëve.

Sipas QHM, kjo paraqet një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të shqiptarëve, të cilët janë të drejtuar për të kërkuar njohjen e diplomave të tyre në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi.

Për këtë arsye, QHM ka paraqitur një kërkesë plotësuese, duke kërkuar që Agjencia për Kualifikim të sjellë një vendim të bazuar në ligjet ekzistuese, duke pranuar ose hedhur poshtë kërkesat e aplikantëve për njohjen e diplomave.

Po ashtu, QHM ka kërkuar kopjen e përgjigjes së Zyrës për Punë Koordinuese lidhur me këtë çështje, për të siguruar transparencë dhe për të vlerësuar nëse procesi është i mbështetur në baza të drejta dhe ligjore.