PVD “godet” birin e Komandantit për të mbrojtur Ragmi Mustafin, që e quante rebelim UÇPMB-në në Beograd

Publikuar 8 muaj më parë

Dega e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc ka reaguar ashpër ndaj Levent Qazimit, djalit të Komandant Lleshit dhe aktualisht ndihmës/kryetar i Komunës së Bujanocit, pas deklaratave të tij të drejtuara ndaj Ragmi Mustafit, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe ish-kryetar i Komunës.

Reagimi i Levent Qazimi : https://a1info.news/%f0%9f%94%a5-perplasje-e-ashper-ne-skenen-politike-te-lugines-levent-cazimi-zhvesh-ragmi-mustafin-publikisht/

Në një komunikatë të gjatë dhe të ashpër për mediat, PVD e quan gjuhën e Levent Qazimit “denigruese” dhe e cilëson reagimin e tij si pjesë e një skenari për të mbrojtur veprimet politike të Arbër Pajazitit, kryetarit aktual të Komunës së Bujanocit, në dëm të kauzës shqiptare në Luginë.

PVD mbron me forcë figurën e Ragmi Mustafit, të cilin e quan “zëri i paheshtur” i çështjes shqiptare në Luginë, dhe thekson kontributin e tij për integrimin e teksteve shkollore nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe për themelimin e fondeve kulturore dhe arsimore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Megjithatë, vlen të rikujtohet se vetë Ragmi Mustafi në një paraqitje publike më herët kishte cilësuar pjesëmarrjen në luftën e UÇPMB-së si “rebelim”, një deklaratë që kishte shkaktuar reagime të ashpra nga veteranë dhe familjarë të dëshmorëve, përfshirë edhe Levent Qazimin.

Komunikata e PVD-së e cilëson reagimin e Levent Qazimit si një “keqpërdorim të figurës së një dëshmori”, duke nënkuptuar se ai po përdoret nga pushteti lokal për të mbuluar “veprimet e turpshme politike”, përfshirë pranimin e heqjes dorë nga Plani me 7 Pikë, i dakorduar ndër vite nga subjektet politike shqiptare në Luginë.

“Çështja shqiptare në Luginë është mbi interesat personale, mbi pazaret politike dhe mbi çdo pushtet kalimtar”, thuhet në fund të komunikatës, ndërsa PVD shprehet se nuk do të lejojë që figura e dëshmorëve të përdoret si “mbulesë” për veprime të dëmshme.

Me këtë reagim, PVD mbyll çështjen duke u distancuar nga çdo konflikt ndërshqiptar, por thekson se do të vazhdojë të jetë aktive në trajtimin e temave që kanë rëndësi kombëtare për shqiptarët e Luginës.