Heshtja zyrtare: Pushteti që mbyll dyert për mediat
Sipas një raportimi të Televizionit Tëvë nga Kosova, gazetarët e tyre janë përpjekur të kontaktojnë kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe zëvendëskryetarin, Ragmi Mustafa, lidhur me dy çështje të rëndësishme: pikën kufitare Miratoc-Llojan dhe vendin e gurëthyesit në fshatin Trnavë.
Megjithatë, në të dyja rastet, zyrtarët komunalë nuk i kanë pranuar gazetarët në zyrë dhe nuk janë deklaruar publikisht për këto tema.
Ky injorim i mediave i ngjan një pushteti që përdor forcën dhe mbylljen si mjet, duke u larguar nga parimet e demokracisë. Informimi i qytetarëve është detyrim i çdo udhëheqësi, pavarësisht se kush janë ata.
A1 info.