Punësimi me dinjitet dhe pa shantazhe politike – Fronti për Ndryshim sjell një model të ri qeverisës në Komunën e Bujaocit
Në Komunën e Bujaocit, për vite me radhë, ndërrimi i pushteteve ka sjellë edhe largimin e punëtorëve me kontrata të përkohshme, në mënyrë selektive, duke i zëvendësuar ata me militantë partiakë. Ky cikël i politizimit të skajshëm të administratës lokale ka krijuar pasiguri, padrejtësi dhe mungesë profesionalizmi në shërbimet publike.
Por kësaj praktike i ka ardhur fundi. Fronti për Ndryshim, nën udhëheqjen e Driton Rexhepit, ka ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund këtij cikli revanshizmi politik. Përkundrazi, të punësuarit ekzistues janë trajtuar me dinjitet dhe janë favorizuar me kontrata të përhershme, duke mos u përdorur më si mjete presioni politik.

Në një postim të fundit në Facebook, Driton Rexhepi thekson:
“Punonjësit e pastrimit – dhe jo vetëm ata – nuk do të trajtohen më si ‘turistë politikë’, për t’u shantazhuar me marrje të ‘librezave të partive’ para zgjedhjeve apo për të mbushur radhët e tubimeve partiake.
Ata, me dinjitet, do ta kryejnë punën e tyre në shërbim të komunitetit!
E meqë ra fjala, ky është misioni që vetëm Fronti guxon ta realizojë.”
Ky qasje e re përfaqëson dallimin thelbësor të mënyrës së qeverisjes së Frontit: integritet, dinjitet dhe përkushtim ndaj interesit publik.
Fronti për Ndryshim dëshmon se ndryshimi nuk është vetëm ndërrim i emrave, por ndërtim i një mentaliteti të ri që i jep fund praktikave klienteliste dhe vendos në qendër qytetarin dhe punëtorin e ndershëm.
Suksese N.P. Komunalia në këtë rrugëtim të ri!
Ka shkrua Rexhepi.