Protestë në skenën e Operas Mbretërore – Aktori shpalos flamurin palestinez gjatë ceremonisë së mbylljes

Publikuar 1 vit më parë

LONDËR – Një moment i pazakontë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në skenën e Shtëpisë Mbretërore të Operas së Britanisë, ku një aktor i kastit shpalosi një flamur të madh palestinez gjatë përfundimit të shfaqjes së operës “Il Trovatore” nga Giuseppe Verdi.

Në video të publikuara në rrjete sociale, aktori shihet duke qëndruar në heshtje në krye të skenës, me flamurin palestinez të mbajtur lart, ndërsa publiku vijon duartrokitjet. Një punonjës prapa skene përpiqet t’ia marrë flamurin, por ai refuzon dhe e mban deri në fund të ceremonisë.

Nga Opera Mbretërore thanë se akti ishte spontan dhe i paautorizuar, duke e cilësuar si të papërshtatshëm për një ceremoni festive. “Nuk është në përputhje me angazhimin tonë për paanshmëri politike”, thuhet në deklaratën e institucionit.

Reagimet nga publiku kanë qenë të ndara. Disa e cilësuan veprimin si “të guximshëm dhe të fuqishëm”, ndërsa të tjerë thanë se “prishi atmosferën e një mbrëmjeje artistike”.

Ky veprim ka hapur sërish debatin mbi lirinë e shprehjes në hapësirat kulturore dhe rolin e artistëve në çështje ndërkombëtare.

Burimi TopChanel/ transmeton A1 info