PROTESTAT NË BEOGRAD MARRIN PËRMASA TË MËDHA
Mbrëmja në Autokomanda kalon e qetë
Studentët e bllokadës së Autokomandës e kalojnë mbrëmjen qetë, pa incidente – duke luajtur volejboll, shah, letra… Dhe në orët e pasditës dhe të mbrëmjes ju bashkuan një numër i madh qytetarësh.
Studentë, fermerë dhe qytetarë që bllokojnë Autokomandën kanë ndezur blicat në telefonat e tyre rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, dhe i kanë drejtuar drejt qiellit, ndërsa nga turma dëgjoheshin thirrjet “Përmbushni kërkesat”.
Studentët dhe qytetarët në bllokadë në Autokomandë thonë për Insajderin se gjithçka është e qetë dhe se po organizohen lojëra të ndryshme tavoline. Po shpërndahen ushqime dhe lëngje.
Qytetarët dhe fermerët thonë se u kanë sjellë nxënësve ushqime, karrige dhe batanije, por theksojnë se ata janë aty më së shumti për të parandaluar ndonjë incident dhe për të mos lejuar që dikush të rrezikojë sigurinë e studentëve.
“Kurrë nuk kam parë kaq shumë njerëz të lumtur në një vend! Ka shumë prindër me fëmijë dhe unë jam veçanërisht i lumtur për këtë”, thotë një qytetar për Insajderin, transmeton A1info.


Foto: Insajder
