Prokurorja West: Ish-krerët e UÇK-së kryen krime për të vendosur kontroll në gjithë Kosovën

Publikuar 2 muaj më parë

Kryeprokurorja e Prokurorisë së Specializuar, Kimberly West, gjatë deklaratës së saj përmbyllëse në Gjykatën Speciale, tha se të akuzuarit kanë kryer krime me qëllim vendosjen e kontrollit në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas saj, për të arritur këtë synim, të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime kriminale ndaj kundërshtarëve të perceptuar politikë dhe ushtarakë. West theksoi se dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë – përfshirë ish-anëtarë të UÇK-së dhe persona nga fusha të ndryshme – si dhe provat materiale, video dhe forenzike, vërtetojnë kryerjen e këtyre krimeve dhe përgjegjësinë ligjore të të akuzuarve.

Ajo u ndal edhe te dëshmitarët e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të cilët, sipas saj, ishin shtatë dhe kryesisht ndërkombëtarë. West deklaroi se këta dëshmitarë, në periudhën kur pretendohet se kanë ndodhur krimet, kanë pasur informacion të kufizuar, nuk e kanë njohur gjuhën dhe kanë pasur pak ndërveprime me aktorët kryesorë, gjë që e bën dëshminë e tyre të pamjaftueshme për të ndihmuar gjykatën.

Kryeprokurorja tha gjithashtu se procesi gjyqësor është shoqëruar nga një klimë e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve, e cila, sipas saj, ishte parashikuar që në fillim të hetimeve. Megjithatë, ajo theksoi se gjykata disponon prova të shumta, përfshirë faktin se të akuzuarit kanë qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së para nëntorit 1998 dhe se komandantët e zonave kanë marrë urdhra prej tyre.

West përmendi edhe përpjekje për të ndikuar, zbutur apo ndryshuar dëshmi të caktuara, veçanërisht në favor të të akuzuarit Hashim Thaçi.

Burimi: Betimi për Drejtësi