Prokuroria Speciale: Dyshohet për rrjet të BIA-s serbe në Kosovë

Publikuar 3 javë më parë

Prokuroria Speciale e Kosovës po heton persona të tjerë nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), përtej rasteve që tashmë janë bërë publike.

Sipas Prokurorisë, hetimet synojnë zbardhjen e një rrjeti më të gjerë të dyshuar, pjesëtarët e të cilit dyshohet se kanë mbledhur informacione të ndjeshme për institucionet e sigurisë dhe zhvillimet politike në Kosovë.

Deri më tani janë dhënë katër aktgjykime dënuese në raste të spiunazhit, ndërsa hetimet e mëtejshme kanë çuar te persona të tjerë që dyshohet se kanë pasur kontakte dhe detyra të përcaktuara nga shërbimi sekret serb.

Prokurori Bekim Kodraliu ka deklaruar se gjatë dy viteve të fundit Prokuroria Speciale ka intensifikuar luftën kundër spiunazhit. Sipas tij, të dhënat e siguruara gjatë hetimeve po çojnë drejt personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e aktivitetit të BIA-s në Kosovë.

Personat nën hetim dyshohet se kanë tentuar të sigurojnë qasje në dokumente zyrtare dhe informacione konfidenciale. Interesimi i tyre, sipas Prokurorisë, dyshohet se ka përfshirë edhe informacione për institucionet e sigurisë, zyrtarët e Policisë Speciale, ish-eprorët e UÇK-së dhe aktorët politikë në vend.

Prokuroria: I dyshuari në rastin e Ibër-Lepencit kishte lidhje me BIA-n

Prokuroria e ndërlidh me BIA-n serbe edhe një nga të dyshuarit në rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Sipas prokurorit Kodraliu, i dyshuari kryesor në këtë rast dyshohet se ka pasur lidhje me BIA-n. Prokuroria pretendon se ka siguruar prova shkencore, të dhëna për hyrje-daljet në Serbi, komunikime telefonike me zyrtarë të BIA-s dhe të dhëna të tjera, të cilat janë duke u analizuar në kuadër të hetimeve.

Një tjetër emër i bërë publik në lidhje me dyshimet për bashkëpunim me shërbimin sekret serb është Fatmir Sheholli. Kodraliu ka thënë se Sheholli dyshohet se u ka ofruar ndihmë dhe informacione strukturave të BIA-s, konkretisht zyrtarit të BIA-s, Bojan Dimiq.

Prokuroria Speciale paralajmëron se hetimet për rastet e dyshuara të spiunazhit do të vazhdojnë dhe se të gjithë personat për të cilët ekzistojnë dyshime për bashkëpunim me BIA-n do të jenë objekt i hetimit.

Sipas Prokurorisë, synimi është parandalimi dhe goditja e çdo aktiviteti që mund të cenojë sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Burimi: RTK