PRESIDENTJA VJOSA OSMANI SADRIU FALË TË DËNUARËN AZRA CAKOLLI

E dënuara, Azra Cakolli lirohet nga burgu me dekretin e presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu, këtë e ka bërë të ditur në postimin e saj vetë presidentja, e cila për shkaqe humanitare e liroi nga vuajtja e dënimit të mbetur, pas lindjes së fëmijës së saj , në burgun e Lipjanit, njofton, RTK, përcjell, a1info.
Për lirimin e saj nga burgu, njoftoi edhe Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila në postimin e saj shkruan:
“Sapo kemi pranuar Dekretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, për faljen e pjesës së mbetur të dënimit të Arza Cakollit, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.
Arza Cakolli sapo është liruar dhe së bashku me fëmijën e saj i janë bashkuar familjes.
Siç është njoftuar edhe nga Presidenca, falja është bërë për arsye humanitare, dhe për këtë, falënderojmë Presidencën për bashkëpunimin.”