PRESIDENTJA OSMANI DEKRETON 20 GJYQTARË TË RINJ!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar sot 20 gjyqtarrë me manda fillesaë.
Kjo u bë pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan Zeri.info, përcjell A1info.
Sipas gazetës në fjalë, nga gjyqtarët e dekretuar, 12 janë gra dhe 8 burra, të cilët u zotuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Presidentja Osmani theksoi se ndërtimi i një shteti të suksesshëm dhe demokratik është i mundur vetëm përmes një sistemi të drejtësisë të pavarur dhe funksional.
“Ajo vuri në dukje se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë shtyllat kryesore për garantimin e barazisë para ligjit dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.