Presidentja e Kosovës në SHBA me ftesë të Kongresit Amerikan
Washington D.C. – Presidentja e Kosovës do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë zyrtare nga Kongresi Amerikan, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Vizita vjen në një kohë kur partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbetet i palëkundur, ndërsa temat kryesore pritet të përfshijnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes së vazhdueshme për integrimin euroatlantik të vendit.
Pritet që presidentja të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të Kongresit, administratës amerikane dhe komunitetit shqiptar në SHBA.
Kjo ftesë konfirmon edhe një herë rolin e pazëvendësueshëm që SHBA ka luajtur dhe vazhdon të luajë në ndërtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
A1 info