Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot viziton Preshevën dhe Bujanocin
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë sot një vizitë në Preshevë dhe Bujanoc, ku pritet të takohet me përfaqësues institucionalë, drejtues të komunave dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.
Vizita synon forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe diskutimin e çështjeve që lidhen me të drejtat, arsimin, kulturën dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Sipas njoftimeve, gjatë qëndrimit të tij Presidenti Begaj do të marrë pjesë në disa aktivitete zyrtare dhe do të zhvillojë takime me autoritetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc. (facebook.com)