Presidenti i Kroacisë refuzon emërimin e ambasadorit të ri izraelit për shkak të politikave të qeverisë së Izraelit

Publikuar 1 javë më parë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, prej shtatë muajsh po refuzon të miratojë emërimin e ambasadorit të ri të Izraelit në Zagreb, për shkak të kundërshtimeve ndaj politikave të qeverisë izraelite dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu, raportojnë mediat izraelite.

Sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, Izraeli në nëntor të vitit 2025 kishte miratuar emërimin e Nissan Amdur si ambasador të ri në Kroaci dhe kishte nisur procedurat diplomatike për marrjen e pëlqimit zyrtar nga presidenca kroate.

Megjithatë, procesi ka mbetur i bllokuar për shtatë muaj, pasi presidenti Milanović nuk ka dhënë miratimin e nevojshëm diplomatik. Sipas raportimeve, kjo konsiderohet një situatë e paprecedentë në historinë diplomatike të Kroacisë.

Ambasadori aktual izraelit në Kroaci, Gary Koren, pritet ta përfundojë mandatin e tij në fund të këtij muaji dhe të rikthehet në Izrael. Për shkak të vonesës në emërimin e ambasadorit të ri, Nissan Amdur raportohet se mund të shkojë në Zagreb në cilësinë e të ngarkuarit me punë, funksion që nuk kërkon miratim presidencial.

Ndërkohë, presidenti kroat së fundmi ka njoftuar edhe ndërprerjen e bashkëpunimit ushtarak mes Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe ushtrisë izraelite, duke e arsyetuar vendimin me, siç ka deklaruar ai, shkeljet e së drejtës ndërkombëtare humanitare nga Izraeli.

Milanović gjithashtu ka bërë thirrje për ndërprerjen e tregtisë së armëve dhe pajisjeve ushtarake me Izraelin, duke theksuar se çdo formë bashkëpunimi ushtarak me Izraelin është e papranueshme në rrethanat aktuale.

Raporti vjen në kohën e vazhdimit të tensioneve dhe konfliktit në Gaza, i cili vazhdon të ketë pasoja të rënda humanitare dhe politike në arenën ndërkombëtare.

Burimi: Anadolu Agency (AA).  