PRESIDENTI DONALD TRUMP PEZULLON PËR TRE MUAJ PROJEKTET E FINANCUARA NGA USAID, NDËRSA PËRFUNDIMISHT NDËRPRET FONDET PËR KOMUNITETIN LGBTI NË BALLKAN

Publikuar 1 vit më parë

Gjatë ditëve të tij të para në detyrë, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar disa urdhra ekzekutivë, përfshirë një që ka pezulluar per tre muaj projektet e financuara nga US AID dhe Departamenti i Shtetit,njofton, KFVA, përcjell a1info.

Sipas, KFVA, urdhri, cili hyri në fuqi më 27 janar, ka per qëllim të vlerësojë efektivitetin e këtyre aktiviteteve dhe përputhshmërinë e tyre me politikën e jashtme të SHBA-sẽ.

Kjo ka prekur menjëherë shumë organizata në Bosnjë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi, ku Shtetet e Bashkuara kanë investuar 1.7 miliardë dollarë që nga viti 2020 për mbështetje te shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore.

Sipas këtij burimi, më tej thuhet se urdhri Ekzekutiv per Rivlere simin dhe Riorganizimin e Ndihmes së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, ka pezulluar të gjitha projektet e financuara nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara pěr Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, dhe Departamenti i Shtetit.

Shumë prej organizatave ně kěto vende janë njoftuar zyrtarisht se te gjitha projektet janë ndërprerë për tre muaj deri në përfundimin e periudhës së vlerësimit. Ndërsa shumë prej tyre hezitojnë të flasin hapur, një burim që punon me USAID-in se ka të ngjarë që programet që synojnë të drejtat LGBTI ose organizatat feministe do të ndërpriten përfundimisht pas periudhës së vlerësimit.