Preshevë: Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme shqyrton masat kundër zjarreve për sezonin veror

Publikuar 3 muaj më parë

Preshevë, – Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku janë shqyrtuar masat preventive dhe operative për mbrojtje dhe shpëtim gjatë periudhës me rrezik të shtuar nga zjarret, e cila zgjat nga 15 maji deri më 30 tetor.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua gatishmërisë së institucioneve përgjegjëse, koordinimit ndërmjet shërbimeve kompetente, si dhe planifikimit të veprimeve konkrete për parandalimin dhe menaxhimin efikas të zjarreve dhe situatave të tjera të jashtëzakonshme.

Përfaqësuesit e institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe reagimit të shpejtë në rast të paraqitjes së rreziqeve që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve, pronës dhe mjedisit.

Me këtë rast, autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë sezonit veror të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë ose situatë që mund të paraqesë rrezik.

Nga Komuna e Preshevës theksohet se siguria e qytetarëve mbetet prioritet i përbashkët dhe se të gjitha institucionet përkatëse do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente.