Preshevë: Nis paraqitja e kërkesave për regjistrimin e objekteve më 8 dhjetor 2025

Publikuar 8 muaj më parë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar qytetarët se nga data 8 dhjetor 2025 fillon paraqitja e kërkesave për regjistrimin e objekteve sipas Ligjit për kushtet e veçanta për evidentimin dhe regjistrimin e të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 91/2025).

Procesi do të zgjasë 60 ditë, dhe kryetarja Sinani u ka bërë thirrje të gjithë pronarëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të rëndësishme për rregullimin juridik të pronave të tyre.

Të gjitha informacionet e detajuara, udhëzimet dhe materialet e nevojshme janë publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Preshevës. Qytetarët gjithashtu mund të drejtohen në Drejtorinë e Urbanizmit, ku do të marrin sqarime, asistencë teknike dhe dokumentacionin udhëzues për plotësimin korrekt të kërkesave.

Zyrtarët komunalë theksojnë rëndësinë e këtij procesi për sigurinë juridike të pronave, duke ftuar të gjithë banorët të paraqiten brenda afatit të përcaktuar.