Preshevë: Kryetarja e Komunës alarmon për shtimin e qenëve endacakë në qytet

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë – Kryetarja e Komunës së Preshevës ka ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të qenëve endacakë në rrugët e qytetit, pavarësisht aksioneve të vazhdueshme që janë ndërmarrë për mbledhjen e tyre.

Sipas saj, pas një periudhe kur qyteti ishte i lirë nga qentë, situata ka ndryshuar ndjeshëm, duke rikthyer këtë problem në hapësirat publike.

“Dyshimet tona janë se dikush qëllimisht po i sjell dhe po i liron këta qen në territorin e komunës sonë. Ky veprim, përveçse dëmton sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, paraqet edhe shkelje të rënda që nuk duhet të tolerohen”, tha ajo.

Kryetarja i bëri thirrje organeve kompetente të sigurisë që të monitorojnë nga afër këto raste dhe të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për parandalimin e tyre.

Komuna e Preshevës theksoi se do të vazhdojë përpjekjet për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe më të pastër për qytetarët.