Preshevë: 84 vjet nga themelimi i Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi”

Publikuar 9 muaj më parë

Preshevë – Me një program festiv kulturor e artistik u shënua sot 84-vjetori i themelimit të Bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi”, një prej institucioneve më të rëndësishme të arsimit dhe kulturës në komunën e Preshevës.

Manifestimi u hap me paraqitjen e korit të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, nën dirigjimin e prof. Valbon Halimit, ndërsa në fjalën e saj drejtoresha e bibliotekës, znj. Albina Azizi, theksoi rolin e këtij institucioni në edukimin e brezave:

“Në këto mure janë rritur shumë nxënës që sot janë mësues, fëmijë që kanë zbuluar botën përmes përrallave, si dhe lexues të rinj që sot janë shkrimtarë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pasurimin me libra në gjuhën shqipe dhe për ta avancuar bibliotekën drejt teknologjisë moderne dhe digjitalizimit”, u shpreh Azizi.

Në kuadër të programit u shfaq një material filmik kushtuar ish-punëtorëve të bibliotekës, të cilët ndanë kujtime për rrugëtimin e tyre, si dhe u mbajtën poezi, këngë e valle nga shoqata kulturore “Art Classic” me udhëheqjen e prof. Bashkim Halimit.

“Art Classic”

Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, zëvendëskryetari z. Ragmi Mustafa, kryetari i kuvendit z. Agim Sabedini, si dhe drejtues të bibliotekave nga rajoni.

Në fund të ceremonisë u ndanë mirënjohje për ish-punëtorët e bibliotekës, shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi”, shoqatën “Art Classic” dhe nxënësit pjesëmarrës.

Përvjetori i 84-të i Bibliotekës “Mehmet Jusufi” u shndërrua në një ditë nderimi e reflektimi, duke rikujtuar të kaluarën dhe duke premtuar të ardhmen e këtij institucioni si vatër e dijes dhe kulturës për qytetarët e Preshevës.