Preshevari Engjëll Sylejmani transferohet te KF Dukagjini
Mesfushori nga Presheva, Engjëll Sylejmani, është zyrtarisht futbollisti më i ri i KF Dukagjinit.
Klubi nga Klina bëri të ditur se 21-vjeçari i është bashkuar skuadrës pas periudhës së kaluar te FC Drita, ku vazhdoi zhvillimin e tij si futbollist dhe fitoi përvojë në elitën e futbollit kosovar.
Sipas njoftimit të klubit, Sylejmani konsiderohet një nga futbollistët premtues të brezit të tij dhe pritet të sjellë energji, intensitet dhe cilësi në repartin e mesfushës, duke rritur konkurrencën dhe alternativat për sezonin e ri.
Transferimi i tij përbën një hap të ri në karrierën e mesfushorit preshevar, i cili synon të lërë gjurmë edhe me fanellën e Dukagjinit.
Klubi e ka mirëpritur futbollistin me mesazhin: “Mirë se vjen, Engjëll!”.