Presheva pret “Ditët e Diasporës – 2025” me kulturë, traditë dhe art
Preshevë, Korrik 2025 – Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” ka kënaqësinë të ftojë të gjithë qytetarët, bashkëkombësit nga diaspora dhe dashamirët e kulturës shqiptare në aktivitetin kulturor “Ditët e Diasporës – Preshevë 2025”, që do të mbahet më 30 dhe 31 Korrik 2025.
Ky organizim dyditor synon të krijojë një urë të ngrohtë mes mërgatës shqiptare dhe vendlindjes përmes artit, trashëgimisë dhe bashkimit kulturor.
📅 Programi:
🎭 E mërkurë, 30 Korrik – Ora 20:00
Salla e madhe – Shtëpia e Kulturës
– Shfaqja e komedisë “Një dorëzim”
Një natë plot humor dhe reflektim, që sjell në skenë realitete të njohura për publikun tonë.
🌿 E enjte, 31 Korrik – Ora 20:00
Oborri i Shtëpisë së Kulturës
“Sofra Preshevare” – Mbrëmje tradicionale shqiptare me:
🍲 Panair i ushqimit dhe punimeve tradicionale 🎶 Koncert festiv me SHKA “Presheva” 🎤 Mysafire speciale: këngëtarja Vjollca Buqaj
🎉 “Ditët e Diasporës – Preshevë 2025” janë një mundësi për të festuar identitetin tonë, për të forcuar lidhjen me diasporën dhe për të përjetuar shpirtin shqiptar në çdo formë të tij: nga humori te kënga, nga tradita te bashkimi.
🫱 Ejani të jemi bashkë në këto netë të paharruara ku Presheva rrezaton kulturë, mikpritje dhe krenari kombëtare.
📍 Vendi: Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”
🗓️ Datat: 30 & 31 Korrik 2025