Presheva pa shërbime sociale të licencuara: Kur sistemi dështon, familjet mbeten vetëm

Publikuar 1 javë më parë

Shkruan: Dejana Cvetkoviq

Gazetarja Dejana Cvetkoviq, përmes një hulumtimi të detajuar, ka vënë në qendër të vëmendjes gjendjen e mbrojtjes sociale në Komunën e Preshevës, duke nxjerrë në pah mungesën e shërbimeve bazë dhe sfidat me të cilat përballen familjet më të cenueshme. Hulumtimi evidenton se, përkundër nevojave të mëdha të qytetarëve, si pushteti qendror ashtu edhe ai lokal nuk kanë arritur të sigurojnë shërbimet që parashihen me ligj dhe që janë jetike për personat në nevojë.

Në vijim sjellim të plotë artikullin e publikuar në portalin Bujanovaçke.

Foto e marr nga profili i Dejana Cvetkoviq në facebook

Bujanoc, Preshevë, 14 korrik 2026 – Presheva nuk ka asnjë shërbim lokal të licencuar të mbrojtjes sociale. I vetmi qendrim ditor për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim funksionon pa licencë, ndërsa ndihma në shtëpi për të moshuarit dhe personat e pafuqishëm, shërbimi i shoqëruesit personal për fëmijët dhe qendrimi ditor për të moshuarit në këtë komunë nuk ekzistojnë fare. Kur mungon mbështetja sistemore, barra më së shpeshti bie mbi familjet, të cilat kujdesin për më të rrezikuarit e marrin mbi vete në kurriz të punës, të ardhurave, shëndetit dhe jetës private.

Qendra për Punë Sociale (QPS) në Preshevë aktualisht ofron vetëm një shërbim të mbrojtjes sociale – qendrimin ditor për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim, i cili ende nuk është i licencuar. Qendrimi ndodhet në fshatin Sushajë e Poshtme, rreth pesë kilometra nga qendra e Preshevës, ndërsa për përdoruesit është siguruar transporti me automjet kombi.

Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale, ndërsa tani shef i financave të këtij institucioni, Liridon Latifi, thotë për Bujanovaçke se hulumtimet tregojnë se qytetarëve të Preshevës u nevojiten edhe shërbime të tjera të mbrojtjes sociale.

– Ndihma në shtëpi për të moshuarit dhe personat e pafuqishëm, shërbimi i shoqëruesit personal për fëmijët dhe qendrimi ditor për të moshuarit aktualisht nuk ekzistojnë, edhe pse ekziston një nevojë e qartë për to – thotë Latifi.

Edhe pse Presheva konsiderohet komunë e pazhvilluar, Latifi thekson se vetëqeverisja lokale tash e disa vite nuk merr transfere të dedikuara nga Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale për financimin e këtij shërbimi, pikërisht sepse procesi i licencimit të qendrimit ditor nuk ka përfunduar. Nga Ministria kanë konfirmuar se Komunës së Preshevës në periudhën 2024–2026 i janë ndarë mjete përmes transfereve të dedikuara, por kontratat nuk janë lidhur për shkak të mosplotësimit të detyrimeve nga ana e vetëqeverisjes lokale.

Qendrimi ditor ka kapacitet për rreth njëzet përdorues, por shërbimin aktualisht e shfrytëzojnë gjithsej 28 fëmijë dhe të rinj, të ndarë në disa grupe që puna të jetë më cilësore. Me ta punojnë dy profesionistë. Shërbimi është i dedikuar për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim të moshës nga gjashtë deri në 27 vjeç.

– Ata nuk e përdorin qendrimin në të njëjtën kohë. Janë të ndarë në grupe që shërbimi të jetë më cilësor. Një ditë vjen një grup prej dymbëdhjetë vetash, ditën tjetër grupi tjetër – shpjegon Latifi.

Qendrimi ditor u zhvendos nga qendra e qytetit

Qendrimi ditor më parë ishte i vendosur në Shkollën Fillore “Ibrahim Keljmendi” në qendër të Preshevës. Latifi thotë se kishte propozuar që objekti të rinovohej, siç ishte planifikuar fillimisht, por Zyra për Investime Publike, e cila udhëhiqte projektin, i ndërpreu punimet.

Meqë objekti nuk i plotësonte kushtet për marrjen e licencës, Qendra për Punë Sociale kërkoi nga Komuna e Preshevës një hapësirë tjetër.

– Objekti i ri fillimisht ishte dedikuar për institucionin parashkollor dhe bashkësinë lokale, por konstatuam se i plotësonte kushtet për qendrimin ditor dhe për këtë arsye e morëm në shfrytëzim. Pushteti i ri në Preshevë e hapi në shtator të vitit të kaluar qendrimin ditor në Sushajën e Poshtme, në një objekt të ndërtuar që në vitin 2015, i cili më parë nuk ishte në funksion për shkak të procedurës së legalizimit. Këtë lokacion e morëm nga Këshilli Komunal. Ka pasur kritika për zhvendosjen e përdoruesve nga qendra e qytetit, por kjo nuk ishte ideja fillestare. Thjesht, ai ishte objekti i vetëm që i plotësonte kushtet e nevojshme. Kërkesën për licencim ende nuk ia kemi dorëzuar Ministrisë së Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale, por kemi filluar procedurën dhe po mbledhim dokumentacionin e nevojshëm nga inspektoratet kompetente – thotë Latifi.

Ministria në përgjigjen e saj ka theksuar se vetëqeverisjet lokale që janë nën mesataren republikane të zhvillimit kanë mundësi që një pjesë të mjeteve për zhvillimin e shërbimeve në komunitet ta sigurojnë përmes transfereve të dedikuara, por çdo ofrues i një shërbimi konkret duhet t’i plotësojë kushtet dhe standardet e përcaktuara dhe të marrë licencë nga Ministria.

Sipas Rregullores për kushtet dhe standardet më të afërta për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale, qendrimi ditor bën pjesë në shërbimet ditore në komunitet dhe duhet të plotësojë standardet infrastrukturore, organizative, kadrovike dhe funksionale. Kjo nënkupton hapësirë të përshtatshme, qasje të lehtë në objekt, program pune, elaborat për përmbushjen e kushteve, procedura të përcaktuara, evidencë të rregullt dhe numër të mjaftueshëm të punonjësve profesionalë në raport me numrin e përdoruesve.

Nevojiten ndihma në shtëpi, shoqërues personalë dhe qendrim ditor për të moshuarit

SHËRBIMET SOCIALE NË PRESHEVË NË SHIFRA

Gjatë pandemisë së COVID-it, Qendra për Punë Sociale, në bashkëpunim me bashkësitë lokale, realizoi një analizë të nevojave të popullsisë në Preshevë. Në atë periudhë, të punësuarit herë pas here ndihmonin të moshuarit me blerjen e ushqimeve dhe barnave, ndërsa rezultatet e hulumtimit treguan se në komunë kishte rreth njëqind persona pa përkujdesje adekuate familjare.

Kjo, sipas Latifit, ishte arsyeja që vetëqeverisjes lokale t’i propozohej futja e shërbimit të ndihmës në shtëpi.

– Kam pasur një takim me Trupin Koordinues për Jugun e Serbisë në vitin 2023, kur kërkova mbështetjen e tyre. Ata disponojnë mjete për investime të caktuara, tekste shkollore dhe bursa dhe besoj se mund të ndihmojnë që ky shërbim të jetësohet. Në takimet me përfaqësuesit e bashkësive lokale u tregua se ekziston nevojë e madhe për ndihmë në shtëpi, veçanërisht në mjediset serbe – thotë Latifi.

Sipas tij, në Preshevë ekziston nevojë e madhe edhe për shërbimin e shoqëruesit personal për fëmijët, sepse pothuajse çdo shkollë ka nxënës të cilëve u nevojitet ky lloj mbështetjeje. Megjithatë, shton ai, futja e shërbimeve të reja varet nga mundësitë financiare të vetëqeverisjes lokale.

– Kam bërë një vlerësim për shërbimin e ndihmës në shtëpi. Për funksionimin e tij do të ishte e nevojshme të punësoheshin rreth njëzet persona, ndërsa shpenzimet vjetore do të ishin rreth 15 milionë dinarë. Si komunë e pazhvilluar kemi të drejtë për transfere të dedikuara, por nuk i marrim tash tri vjet, sepse qendrimi ditor ende nuk është licencuar. Komuna do të duhej ta miratonte shërbimin e ri përmes Kuvendit dhe të siguronte mjete në buxhet. Nevojitet edhe një qendrim ditor për të moshuarit. Kam dashur që mbrojtja sociale të merrte një rëndësi shumë më të madhe dhe kam propozuar që Këshilli Komunal të ketë një anëtar të ngarkuar ekskluzivisht për këtë fushë. Në një moment ai funksion ekzistonte, por për një kohë të shkurtër dhe nuk u jetëzua – thekson Latifi.

Për shërbimet e mbrojtjes sociale nga buxheti i Komunës së Preshevës në vitin 2026 janë ndarë gjithsej 28 milionë dinarë, ndërsa Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale për këtë fushë ndan rreth 19 milionë dinarë.

Latifi thotë se këto mjete janë të mjaftueshme vetëm për pagat e të punësuarve dhe shpenzimet rrjedhëse të Qendrës për Punë Sociale, por jo edhe për futjen e shërbimeve shtesë.

Qendra për Punë Sociale në Preshevë ka pesë bashkëpunëtorë profesionalë, ndërsa organizimi i qendrimit ditor i ngarkon edhe më shumë kapacitetet ekzistuese. Për këtë arsye, Latifi mendon se një pjesë e shërbimeve të mbrojtjes sociale mund t’u besohet organizatave të shoqërisë civile.

Ivanjica tregon se sistemi mund të funksionojë

Se bashkëpunimi ndërmjet vetëqeverisjes lokale dhe sektorit civil mund të sjellë rezultate e tregon shembulli i Ivanjicës.

Shoqata “Shoqëria për Paralizë Cerebrale dhe Paralizë të Fëmijëve e Komunës së Ivanjicës”, të cilën e përfaqëson defektologia dr. Svetlana Glavinić, sot ofron tri shërbime të licencuara të mbrojtjes sociale dhe disponon kuadër profesional dhe kapacitete për punë cilësore.

– Ligji për Mbrojtjen Sociale parashikon që ofrues të shërbimeve mund të jenë organizatat e shoqërisë civile, ofruesit privatë dhe institucionet shtetërore. Në shumicën e komunave dhe qyteteve pikërisht shoqatat e qytetarëve i ofrojnë këto shërbime, ndërsa në disa mjedise, si Beogradi, qendrimet ditore organizohen në kuadër të institucioneve shtetërore. Që një shoqatë të mund të licencojë një shërbim të mbrojtjes sociale, është e domosdoshme të ketë të paktën dy vjet përvojë në ofrimin e mbështetjes – shpjegon Glavinić.

Shoqata në Ivanjicë ofron shërbimet e shoqëruesit personal për fëmijët, qendrimit ditor, si dhe ndihmës në shtëpi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

– Këto shërbime financohen përmes prokurimeve publike që i shpall komuna. Për të ofruar shërbimin e qendrimit ditor duhet të plotësoni kushtet e përcaktuara për hapësirën, kuadrin dhe pajisjet. Për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me pengesa në zhvillim, qendrimi ditor ka rëndësi të jashtëzakonshme, sepse aty kalojnë kohën, zhvillojnë aftësitë e tyre dhe shoqërohen, ndërsa prindërit e tyre mund të punojnë ose të kryejnë obligime të tjera të përditshme, duke e ditur se fëmijët e tyre janë të sigurt – thotë Glavinić.

Barra bie mbi familjen

Se problemet në fushën e mbrojtjes sociale në Preshevë zgjasin prej vitesh mendon edhe sociologu nga Presheva, Altin Boriçi. Ai vlerëson se për to flitet prej kohësh, por se përparime konkrete pothuajse nuk ka.

– Sa herë që flitet për zhvillim, harrohen ata që kanë më së shumti nevojë për ndihmë. Nuk mjafton të thuhet se nuk ka para. Edhe komunat me më pak mundësi mund të planifikojnë, të aplikojnë për mjete, të bashkëpunojnë me organizatat e shoqërisë civile dhe të zhvillojnë shërbime që u përgjigjen nevojave të qytetarëve. Por për këtë nevojiten vullnet politik, përgjegjësi dhe njerëz që mbrojtjen sociale e shohin si prioritet, e jo si një çështje që përmendet vetëm në letër.

Një komunë nuk matet vetëm me rrugë të asfaltuara apo ndërtesa të reja. Ajo matet edhe me mënyrën se si kujdeset për fëmijën që ka nevojë për mbështetje, për të moshuarin që jeton vetëm dhe për familjen që çdo ditë lufton të mos dorëzohet. Nëse vazhdojmë t’i injorojmë këta njerëz, nuk mund të flasim as për zhvillim e as për barazi. Në Preshevë nuk po flasim më për luks apo standarde të larta sociale. Po flasim për shërbime bazë që shumë njerëz nuk i kanë – thotë Boriçi.

Ai shton se barra më e madhe zakonisht bie mbi familjet, të cilat shpesh nuk kanë zgjidhje tjetër.

– Në shumicën e rasteve pikërisht nëna e lë punën për t’u kujdesur për fëmijën me pengesa në zhvillim, ose vajza apo djali marrin përsipër kujdesin për prindërit e moshuar. Kjo do të thotë se familja sakrifikon të ardhurat, shëndetin dhe jetën e saj shoqërore, sepse sistemi nuk funksionon ashtu siç duhet. Askush nuk pyet se si jetojnë këta njerëz, sa net kalojnë pa gjumë, sa mundësi humbin dhe sa herë ndihen të harruar nga institucionet.

Kur nuk ka shërbime sociale, nuk vuan vetëm përdoruesi – vuan e gjithë familja. Pastaj pyesim pse njerëzit largohen nga Presheva. Nuk largohen vetëm për paga më të mira. Largohen sepse duan të jetojnë në një mjedis ku, nëse një ditë do të kenë nevojë për ndihmë, shteti nuk do t’u kthejë shpinën, por do të jetë pranë tyre dhe do t’u ofrojë mbështetje – thekson Boriçi.

Sipas tij, mungesa e shërbimeve të mbrojtjes sociale do të thotë se shumë qytetarë janë plotësisht të lënë në mëshirën e fatit.

– Një fëmijë me pengesa në zhvillim ose me aftësi të kufizuara nuk mund të ndjekë shkollën si bashkëmoshatarët e tij. Një person me aftësi të kufizuara mbetet i izoluar mes katër mureve. Kjo nuk është jetë e denjë për njeriun, por thjesht mbijetesë. Ata nuk kërkojnë privilegje, por mundësinë për të jetuar të barabartë me të gjithë të tjerët – përfundon Boriçi.

Pa përgjigje nga Komuna dhe Ministria

Bujanovaçke në periudhën e kaluar në disa raste kërkuan përmes postës elektronike dhe telefonit përgjigje nga Komuna e Preshevës lidhur me qasjen në lokacionin e qendrimit ditor, lejet e nevojshme, si dhe nëse Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale ishte njoftuar për nevojën e futjes së shërbimeve shtesë të mbrojtjes sociale dhe përse ishte shfuqizuar funksioni i anëtarit të Këshillit Komunal të ngarkuar për çështjet sociale. Deri në publikimin e këtij teksti, përgjigjet nuk kishin mbërritur.

Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale i dorëzoi përgjigje Bujanovaçkes, por nuk u përgjigj nëse kishte qenë e njoftuar me nevojën për futjen e shërbimeve shtesë të mbrojtjes sociale në Preshevë dhe, nëse po, cilët hapa konkretë kishte ndërmarrë lidhur me këtë. Në përgjigje u theksua se organizimi dhe financimi i shërbimeve ditore në komunitet janë në kompetencë të vetëqeverisjes lokale.

Nëse përgjigjet mbërrijnë më vonë, Bujanovaçke do t’i publikojë.

Ky artikull është publikuar në bashkëpunim me organizatën Pro Peace. Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull janë përgjegjësi e vetme e Bujanovaçkes dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e organizatës Pro Peace.