Presheva kërkon barazi dhe respekt institucional – Çështje thelbësore në fokus të takimit me Trupin Koordinues

Publikuar 1 vit më parë

Në një takim zyrtar të mbajtur sot me z. Martinoviq, z. Mitroviq dhe stafin e Trupit Koordinues, përfaqësuesit e komunës së Preshevës kanë ngritur një sërë çështjesh kyçe që ndërlidhen me jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Gjatë takimit, u theksuan problemet serioze si moszbatimi i marrëveshjeve politike, pasivizimi i adresave të banorëve shqiptarë, mosnjohja e diplomave, paditë kolektive për pronat publike, gjendja në shkolla, redukimi i fondeve për komunën, si dhe mbyllja e pikës kufitare në Miratoc dhe bllokimi i subvencioneve për bujqit lokalë.

Pas diskutimeve zyrtare, delegacioni zhvilloi një vizitë në shkollën “Prof. Ibrahim Keljmendi”, në Zonën Industriale “Çukarka”, si dhe në zonat e prekura nga zjarret në fshatrat Corroticë dhe Raincë, ku u pa nga afër gjendja e rëndë dhe nevojat emergjente të banorëve.

Nga ky takim dhe vizita në terren, u përcoll mesazhi i qartë se Presheva kërkon barazi dhe respekt institucional, si parakushte për një zhvillim të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Autoritetet lokale kërkuan angazhim serioz nga institucionet qendrore për adresimin konkret të këtyre problemeve, në mënyrë që qytetarët e Preshevës të mos ndihen të përjashtuar, por të trajtohen me dinjitet dhe barazi si pjesë e pandashme e shoqërisë.