Presheva drejt bashkëpunimeve të reja ndërkomunale me Esenlerin

Publikuar 3 muaj më parë

Kryetarja e Komunës së Preshevës vazhdon takimet në funksion të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të partneriteteve të reja me interes për qytetarët.

Gjatë ditës së sotme, ajo priti në një takim z. Ekrem Beshkardeş, këshilltar i Komunës së Esenlerit, me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore dhe konstruktive rreth mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.

Në fokus të takimit ishte vendosja e hapave të parë drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm, që synon shkëmbimin e përvojave institucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha të rëndësishme për qytetarët.

Kryetarja theksoi se Presheva mbetet e hapur ndaj partneriteteve që forcojnë lidhjet ndërinstitucionale dhe kontribuojnë në krijimin e mundësive të reja për zhvillim, bashkëpunim afatgjatë dhe avancim të interesave të përbashkëta.