Presheva dhe Elbasani drejt binjakëzimit – Delegacioni i Komunës së Preshevës në vizitë zyrtare në Elbasan (foto galeri)

Publikuar 1 vit më parë

Një delegacion i Komunës së Preshevës, i përbërë nga kryetarja e komunës, kryetari dhe zëvendës kryetari i Kuvendit Komunal, u prit sot në një takim zyrtar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, në kuadër të iniciativës për binjakëzimin mes Preshevës dhe Bashkisë së Elbasanit. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të zhvilluar marrëdhënie të qëndrueshme në fusha si kultura, arsimi, ekonomia dhe administrata lokale.

Kjo nismë vjen si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të promovuar zhvillimin e ndërsjellë mes komunave në hapësirat shqiptare.

Për më tepër, u diskutua për projekte konkrete bashkëpunimi që do të thellojnë marrëdhëniet institucionale dhe do të sjellin përfitime të ndërsjella për qytetarët e të dyja komunave.