Presheva, Bujanoci dhe Medvegja meritojnë më shumë – Jo më me Shaip Kamberin

Publikuar 9 muaj më parë

Shkruan Haki Emini nga Medvegja

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja po digjen ngadalë. Jo nga flakët e një zjarri, por nga mashtrimi, heshtja dhe tradhtia politike që po i mbajnë këto treva shqiptare të shtypura, të varfra dhe të pazë.

Dhe në këtë histori dhimbjeje dhe zhgënjimi, Shaip Kamberi nuk është shpëtimtari i saj. Ai është plagë. Për dekada me radhë, Kamberi dhe partia e tij, PVD, kanë udhëhequr në emër të shqiptarëve të Luginës – por çfarë kanë bërë realisht për ta? Asgjë që ka pasur peshë. Asgjë që ka ndalur diskriminimin. Asgjë që ka ruajtur dinjitetin tonë.

Ai ka folur shumë – por vetëm në Facebook. Ka lexuar letra në Kuvend – por të shkruara nga të tjerët. Ka djegur retorikë nacionaliste për të fituar duartrokitje në internet, por në tavolinat e mbyllura në Beograd ka heshtur, ka përkulur kokën dhe ka bashkëpunuar. Ky është shërbëtori i regjimit që e luan rolin e kundërshtarit.

Shaip Kamberi nuk ngriti zërin për fshirjen e adresave të qytetarëve tanë – edhe pse mijëra janë shlyer, fshirë si të mos kenë ekzistuar kurrë. Nuk tha asgjë për diplomat që nuk njihen, për punëtorët që trajtohen si të dorës së dytë, për të rinjtë që ikin çdo ditë me valixhe në duar e zhgënjim në zemër.

Ndërsa unë, nga Medvegja, një nga mijëra që janë pasivizuar padrejtësisht. Ai përfaqëson zërin e heshtur të një populli të tërë që është injoruar nga ata që duhet t’i mbronin. Ne, të pasivizuarit, që nuk mund të nxjerrim letërnjoftim, e si pasojë Republika e Kosovës nuk na njeh pasaportën – jemi të terrorizuar nga tortura të përditshme. Shaip Kamberi dhe këshilltarja e Kurtit, Ardita Sinani, kurrë nuk e kanë ngritur zërin te Qeveria e Kosovës. Sepse misioni i tyre është heshtja, dhe suksesi i tyre është vazhdimi i torturës së shqiptarëve në Serbi.

Më shumë ka folur eurodeputetja, zonja Biserko, dhe avokati im. Por ky farë deputeti, që tallet me ndjenjat tona, nuk ka ngritur kurrë këtë çështje. Shaip Kamberi s’e ka ndjerë kurrë barrën e këtij populli. Ai ka ndjerë vetëm kolltukun dhe mikrofonin.

E tani, kur pushteti në Beograd vendos ta shpërblejë bindjen, e emëron një drejtor nga partia e tij në mënyrë të njëanshme. Pa konsultim, pa dinjitet, pa transparencë. Sepse kur je i dëgjueshëm, të japin. Jo për popullin tënd, por për ty dhe klanin tënd.

Dhe pyetja që po bëhet gjithnjë e më e fortë është: A është kjo thjesht dështim politik, apo pjesë e një skeme të rrezikshme? A është Shaip Kamberi vetëm një politikan i konsumuar, apo është një hallkë e agjenturave të huaja që duan të mbajnë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën të përçara dhe të dobëta?

Rusia nuk ka nevojë për ushtri në Luginë. Ajo ka nevojë për njerëz që flasin si “patriotë”, por punojnë për ndarjen e shqiptarëve. Njerëz që mbjellin nacionalizëm të zbrazët, që fryjnë ndasi, që e çojnë shpresën drejt varrit – për t’u kthyer pastaj si të vetmit “shpëtimtarë”.

Kjo parti ka spastruar Medvegjën. PVD është përgjegjëse kryesore për pasivizimin masiv dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga Medvegja. Me vite të tëra në pushtet, ka pasur sytë dhe veshët në ledh. Heshti kur duhet të fliste, iku kur duhet të qëndronte dhe shiti kur duhet të mbronte.

Ky nuk është më thjesht një problem i Preshevës. Kjo është një çështje sigurie për të gjithë rajonin. Institucionet shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, faktori ndërkombëtar dhe, veçanërisht, vetë qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duhet ta kuptojnë rrezikun që përfaqëson ky lloj “lideri”: i paaftë për të ndihmuar popullin e vet, por shumë i dobishëm për ata që duan ta mbajnë të nënshtruar dhe të ndarë.

Lugina nuk ka nevojë për zëdhënës të agjendave të huaja. Ka nevojë për udhëheqës që flasin dhe veprojnë për interesin e saj. Dhe Shaip Kamberi nuk është më as njëri, as tjetri. Ai është një mjet i konsumuar i një loje të rrezikshme, që duhet të marrë fund.

Është koha t’i japim fund mashtrimit dhe të hapim një kapitull të ri – me zë të vërtetë, jo zë të porositur.

Ky është qëndrim personal i autorit dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht opinionin e redaksisë apo të ndonjë institucioni tjetër.