Pranimi dhe dorëzimi i detyrës në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva”

Publikuar 3 muaj më parë

Preshevë – Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” ka njoftuar opinionin publik për një ndryshim të rëndësishëm në udhëheqjen e saj. Me vendim të Ministrit të Arsimit, është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të ri z. Bekim Kurtishi, pas daljes në pension të drejtorit të deritanishëm, z. Telat Arifi.

Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi, z. Telat Arifi përmbyll me sukses detyrën e tij, duke lënë pas një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe avancimin e arsimit në këtë institucion.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës u mbajt sot në ambientet e shkollës, në një atmosferë respekti dhe mirënjohjeje. Gjatë kësaj ceremonie, drejtori i ri mori zyrtarisht përgjegjësitë e tij, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar punën në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe mirëqenies së nxënësve.

Stafi i shkollës i uroi suksese drejtorit të ri në detyrën e tij, duke shprehur besimin për bashkëpunim të frytshëm dhe arritje të reja në të ardhmen.