Pranimdorëzim i detyrës së drejtorit në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë

Publikuar 1 vit më parë

📍 Preshevë, 25 korrik 2025 – Siq mëson A1info në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” zhvillohet ceremonia zyrtare e pranimdorëzimit të detyrës së drejtorit, ku znj. Fitore Sahiti, profesoreshë e biologjisë, do t’ia dorëzojë në mënyrë të dinjitetshme detyrën z. Bardhyll Bajrami, i emëruar si ushtrues detyre i drejtorit nga Ministria e Arsimit në Beograd, me vendim të datës 24 korrik 2025 (nr. 119-01-00426/2025-07).

Emërimi është bërë duke u thirrur me nenin 125 të Ligjit për Bazat e Sistemit të Arsimit dhe Edukimit në Serbi, i cili lejon që ministri të caktojë një ushtrues detyre për një periudhë deri në 6 muaj, ose deri në zgjedhjen e drejtorit të rregullt përmes konkursit.

Po ashtu, Ministria ka emëruar një Këshill të Përkohshëm të Shkollës, i cili do të mbikëqyrë funksionimin e institucionit deri në rikonstituimin e këshillit të rregullt duke anashkaluat procesin e votimit të mësimdhënësve dhe prindërve.

📌 Brenda afatit maksimal prej 6 muajsh, Këshilli Drejtues i Shkollës është i obliguar të shpallë konkursin publik për drejtor të rregullt, në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse.

Redaksia do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet e mëtejshme në këtë institucion arsimor.