POETESHA SELVETE ABDULLAHU FITUESE E ÇMIMIT TË PARË I ORËS SË MADHE LETRARE “FLAKADANI I KARADAKUT NË VITI PARË NË POEZI

Publikuar 2 muaj më parë

Në vazhdën e aktiviteteve të Manifestimit Tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2026”, është mbajtur Ora e Madhe Letrare, një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike të këtij manifestimi, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të 25-të. Ky aktivitet mblodhi poetë dhe krijues nga të gjitha trevat shqiptare, duke sjellë një atmosferë të pasur me vargje, emocione dhe frymëzim letrar. Pjesëmarrësit prezantuan krijimet e tyre më të mira, duke dëshmuar për nivelin e lartë të krijimtarisë bashkëkohore shqipe.
Juria profesionale, e përbërë nga Bilall Maliqi Nevrije ismajli dhe Ardian Haziri,  pas shqyrtimit të poezive konkurruese, ka përzgjedhur më të mirat, duke ndarë edhe çmimet. Vendi i parë iu dha Selvete Avdullahut, vendi i dytë iu nda Fatos Rushitit, si dhe vendi i tretë i takoi Minivere Muja Maka. Ndërkohë, çmimi kryesor i kësaj ore letrare iu nda Merxhan Avdylit, për vlerat e veçanta artistike dhe nivelin e lartë të krijimtarisë së tij. Në kuadër të mbështetjes së talenteve të reja, çmimi për të rinjtë iu nda Suela Fazliut.
a1info