Picula: Vuçiq do trazira në veri të Kosovës, por i ka shpenzuar të gjitha kreditet pas Banjskës

Publikuar 1 vit më parë

Eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dëshiron të shkaktojë trazira në veri të Kosovës, por nuk mund ta bëjë këtë për momentin për shkak se “i ka shpenzuar të gjitha kreditet e tij” pas ngjarjes së rëndë në Banjskë në vitin 2023.

Në një intervistë për median kroate “Jutarnji list”, Picula tha se strategjia aktuale e Vuçiqit është e orientuar drejt destabilizimit, por pa përdorimin e drejtpërdrejtë të forcës.

“Vuçiq tani do të donte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës, por ai i shpenzoi të gjitha kreditë e tij pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjska, ku u vra një polic i Kosovës,” theksoi Picula.

Sipas tij, çdo përshkallëzim i ri do t’i kushtonte shtrenjtë politikisht presidentit serb, i cili tani është më i fokusuar në tensionet e brendshme politike dhe provokimet ndaj Kroacisë.

Picula e bëri të qartë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohur pavarësinë e Kosovës dhe hequr dorë nga politika e “botës serbe”.

“Vuçiq po e përdor BE-në si bankomat, ndërsa qytetarët serbë ekspozohen ndaj një narrative që glorifikon lidhjet me Pekinin dhe Moskën, ndërsa demonizon Perëndimin dhe BE-në,” tha ai.

Eurodeputeti kroat shtoi se në rast të një referendumi për anëtarësimin e Serbisë në BE, nuk duhet pritur një rezultat entuziast, për shkak të frymës aktuale politike dhe propagandës pro-ruse dhe anti-perëndimore në Serbi.

Burimi: Jutarnji List, përcjell A1info