Petkoviq kundër përfshirjes së Preshevës e Bujanocit në dialog: Kërkon Asociacionin si temë qendrore
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar pas një takimi me emisarin e posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, se dialogu Kosovë-Serbi duhet të fokusohet në “normalizimin e raporteve” dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai e cilësoi si të papranueshme për Serbinë përpjekjen e kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi, për të përfshirë çështjen e Preshevës dhe Bujanocit në dialog.
“Presheva dhe Bujanoci nuk janë tema të dialogut,” u shpreh Petkoviq, duke theksuar se fokusi duhet të jetë pozicioni i serbëve në Kosovë dhe krijimi i Asociacionit, si rrugë për paqe dhe stabilitet.
Takimi me Sorensenin u zhvillua të martën në Bruksel. Ndërkohë, një ditë më parë, edhe Bislimi pati takim me të dërguarin evropian, duke thënë se mungesa e palës serbe bëri që të dështojë takimi trepalësh i planifikuar.
Burimi: Koha.net | Transmeton: A1 Info