Peter Magyar shpall fitore, Orbán pranon humbjen në zgjedhjet në Hungari
Lideri i opozitës në Hungari, Peter Magyar, po shfaqet gjithnjë e më i sigurt për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ai ka reaguar përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen: “Faleminderit Hungari!”, ka shkruar ai.
Nga ana tjetër, kryeministri aktual Viktor Orbán ka pranuar humbjen, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve si “të qartë”. Ai ka bërë të ditur se ka uruar partinë fituese dhe ka pranuar se ky rezultat është i vështirë për partinë e tij, Fidesz.
Sipas të dhënave paraprake, kur janë numëruar rreth 70% e votave, opozita ka siguruar 138 ulëse në Kuvend, ndërsa Fidesz vetëm 54, duke shënuar një ndryshim të madh në skenën politike të Hungarisë.