Petar Petkoviq kundër Kamberit: “Tentativë për të futur çështjen e Luginës në dialogun me Prishtinën me mashtrim”

Publikuar 1 vit më parë

Beograd, 29 korrik 2025 – Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, reagoi ashpër ndaj deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, pas dorëzimit nga ky i fundit të një projekt-rezolute për pozitën e shqiptarëve në të ashtuquajturën “Lugina e Preshevës”, me kërkesën që kjo çështje të përfshihet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Petkoviq akuzoi Kamberin se po përpiqet të realizojë atë që negociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi, nuk ia doli të arrinte në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel – përfshirjen në mënyrë të fshehtë të një teme që, sipas tij, nuk është pjesë e agjendës së dialogut.

“Shaip Kamberi, i shtyrë qartazi nga Prishtina, po përpiqet të realizojë atë që Bislimi nuk arriti ta imponojë – të fusë me mashtrim në dialog një çështje që nuk është, dhe nuk mund të jetë, subjekt i tij. Të dy e dinë këtë shumë mirë,” tha Petkoviq përmes një deklarate për media.

Ai shtoi se e kishte sqaruar më herët Bislimin se tema e vetme e dialogut është ajo e përcaktuar nga Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Rezoluta 64/298, duke theksuar se të njëjtën gjë po ia përsërit tani edhe Kamberit: abuzimi me dialogun është i papranueshëm.

Petkoviq më tej e akuzoi Kamberin për mosrespektim të Kushtetutës së Serbisë, duke thënë se paraqitja e kësaj rezolute tregon jo vetëm mosdije, por edhe qëllim të keq.

“Serbia është shembull i bashkëpunimit me pakicat kombëtare dhe model për rajonin. Përdorimi politik i dialogut nga politikanë të papërgjegjshëm në Serbi nuk do të ketë sukses,” theksoi ai.

Ai kujtoi se dialogu me Prishtinën ka për qëllim paqen, stabilitetin dhe përmirësimin e jetës për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe Metohi, veçanërisht për serbët dhe komunitetet tjera joshqiptare, të cilët, sipas tij, po vuajnë pasojat e veprimeve të njëanshme të Prishtinës.

“Ata që përpiqen të destabilizojnë paqen dhe të prishin marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Serbisë dhe pakicave, i përkasin së kaluarës – një politikë e tejkaluar qysh në shekullin XX,” përfundoi Petkoviq.

Ndërkohë, deputeti shqiptar Shaip Kamberi dorëzoi në Kuvendin e Serbisë një projekt-rezolutë për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke kërkuar që kjo çështje të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Burimi: Kosovo Online/ transmeton A1info