“PESHA E FJALËS” LIBËR ME POEZI NGA FEHMI RAMADANI

Publikuar 1 muaj më parë

Doli nga shtypi libri më i ri me poezi për të rritur i poetit Fehmi Ramadani, me titull “Pesha e fjalës”, përgatitur për shtyp nga Edicioni i Botmeve i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, botues “Lena” Prishtinë 2026.

Lidhur me vlerat e librit redaktori i librit, shkrimtari Bilall Maliqi shkruan:

“Libri me poezi për të rritur, me titull “Pesha e fjalës” i autorit Fehmi Ramadani, ngërthen në vete poezi motivesh të ndryshme, të cilat i ka mbarështruar nëpër libër, ato janë të ndara në dy cikle poetike /Fjalë që zgjon/, në të cilën kemi poezi që ngjallin emocione, sidomos kur autori kthehet në retrospektivë kohore, ku i shkruan fshatit të lindjes, që i mungon, kositësit të asaj kohe, pleqërisë, për t’ju kthyer fjalës, që të ulë, që të ngrit, peshës së fjalës, fjalën e dhënë, mbajtja e fjalës dhe besës që ishin tiparet kryesore të asaj kohe, por edhe të kohës së sotme, por, që porosia e poetit është që të mbahet ajo. Po ashtu, ai përmes poezive na shëtit nëpër gjetje motivuese, ku i shkruan tokës sonë, zhgënjimit, por te cikli i parë kemi edhe poezi satirike, me të cilat  thumbon veset negative të përditshmërive tona, si: Rezoluta për Luginën, Servilët, Në Kuvendin e hipokrizisë, mashtrimi etj., si dhe ca poezi të tjera, me të cilat mbyllet cikli i parë.

Në ciklin e dytë /Përkushtime/ kemi poezi dedikuese, kushtuar nënës, gjyshit, dy çamarrokëve, mbesës Elia, Akademikut Rexhep Qosja, Skënderbeut, Agim Ramadanit, si dhe dëshmorëve të kombit, me përkatësi jo shqiptare, të cilët kishin marrë pjesë aktive në luftë si:Pjerr Pallard, Xhon Harrison, Françesko Bider, Murad Muhamed, te të cilët jep një përshkrim të bukur poetik, duke i shoqëruar vargjet me figura stilistike, si: epiteti, krahasimi, personifikimi etj., gjë që ia rrisin vlerat poezive të librit. Shumica e poezive janë katrena, por kemi edhe poezi dy vargjëshe. Poezitë kanë rimën dhe si të tilla poezitë janë të drejtpërdrejta me një gjuhë të rrjedhshme poetike”.

a1info