PËRUROHET LIBRI ME POEZI “NJË DIMENSION TJETËR “ I POETES VENERA RRUSTEMI

Publikuar 3 javë më parë

Në leximoren e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” u përurua libri me poezi i poetes Venera Rrustemi. Përurimi u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë.
Përurimin e udhëhoqi kryetari i Shoqatës, Avni Shaqiri, i cili e përgëzoi autoren për botimin e librit dhe foli në përgjithësi për botimet e librave të autorëve preshevarë.

Pati edhe deklamime të poezive nga aktori Artan Ibishi dhe nga poetja Rumejsa Jakupi.
Për librin dhe vlerat e saj foli recensenti i librit, shkrimtari Bilall Maliqi, i cili potencoi se edhe pse është libri i parë i kësaj autoreje, ka vlerat e saj artistike dhe se është një krijuese që në të ardhmen premton shumë.

Nga stafi i Bibliotekës të pranishmit i përshëndeti, Haki Sulejmani.
Për të diskutuar dhe falenderuar autoren dolën: Afrim Kamberi, babai i autores dhe Samir Rrustemi, bashkëshorti i autores.
Në fund autorja i falënderoi dhe i përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit të saj të parë.
Në fund autrja kishte përgatitur një koktel modest për të pranishmit.

A1info