Përurohet libri me poezi “Dritare e hapur” i shkrimtarit Xhevat Syla në Panairin e Librit “Prishtina 2026”
Prishtinë, 19.06.2026 – Në kuadër të Panairit të Librit “Prishtina 2026”, në stendën e Shtëpisë Botuese Dukagjini u bë përurimi i librit më të ri me poezi për fëmijë “Dritare e hapur”, të autorit dhe studiuesit Prof. dr. Xhevat Syla.
Në këtë aktivitet letrar morën pjesë poetë të njohur për fëmijë, si dhe një numër i madh nxënësish, të cilët ndoqën me interes prezantimin e autorit mbi librin e ri, krijimtarinë e tij dhe rrugëtimin e gjatë letrar.

Syla foli gjithashtu për veprat e tij të mëhershme, botimet në revista të ndryshme letrare, si dhe për pjesëmarrjen në aktivitetet e Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, duke theksuar një kontribut prej rreth 50 vitesh në letërsinë për fëmijë.

Organizatorët vlerësuan se përurimi i librit u shndërrua në një ngjarje të veçantë letrare, ku u theksua rëndësia e promovimit të leximit tek fëmijët dhe mbështetja e krijimtarisë vendore.
Në fund të aktivitetit, Shtëpia Botuese “Dukagjini” u shpërndau libra fëmijëve të pranishëm, duke e mbyllur përurimin në një atmosferë festive dhe edukative.