PËRUROHET LIBRI I MR. NEHAT HYSENI !
Në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, u përurua libri i karakterit shkencoro- politik, i autorit Mr. Nehat Hyseni, me titull “Polemikë shqiptaro- serbe për Preshevën, me ish- fqinjët”. Në këtë përurim morën pjesë intelektualë e dashamirë të librit.
Në fillim ishte e paraparë fjala përshëndetëse e kryetares së komunës, Ardita Sinani.
Më pas fjalën e mori recensenti i librit, z. Feti Shaipi, i cili foli për përmbajtjen e librit dhe për rëndësinë e botimit dhe të vlerave në përgjithësi.
Pastaj, fjalën e mori, mësuesi Sadri Qazimi, i cili foli për librin dhe e përgëzoi autorin për botimin e këtij libri.
Autori i librit i përshëndeti dhe i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit. Ai në vazhdim foli për arsyen se çfarë e shtyri të shkruaj librin dhe për polemikat që i ka bërë me dy ish-fqinjët e tij nëpër portale të asaj kohe.
Pastaj diskutoi lidhur me këtë temë, Xhemaledin Salihu dhe Mustafë Ismaili.
A1info