PËRUROHET LIBRI “DËSHMITË E NJË DEKADE” TË AUTORIT NEXHAT AGUSHI

Publikuar 2 muaj më parë

Në zyrën e KKSh-së në Preshevë u organizua përurimi i librit të autorit Nexhat Agushi, me titull “Dëshmitë e një dekade” (Ditari i kujtimeve gjatë viteve 1989-1999.

Në këtë përurim modest të autorit (vetëm me njerëz të ftuar), ata që kanë qenë konsulentë në libër dhe me anëtarët e redaksisë së librit njëzetë sosh, u shkoqitën pjesë të rëndësishme të debatit për librin nga të pranishmit, të cilët dhanë mendimet e tyre pozitive, se libri ka rëndësi të madhe historike, duke qitë në pah të dhëna me interes për lexuesit dhe për të gjithë gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, për të mos harruar në asnjë mënyrë zhvillimet e gjithmbarshme të atij dhjetë vjetëshi të kaluar e që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në histori.

Këtë takim e udhëhoqi Shkëlzen Limani. Për librin folën nga pak të gjithë pjesëmarrësit. Edhe autori i librit, profesori Nexhat Agushi, foli për librin dhe se çka e ka shtyrë të mbledh dhe të sistemojë materiale në mënyrë që libri të bëhet më i kompletuar dhe më i arrirë artistikisht dhe me këtë i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit të tij.

a1info