PËRUROHET LIBRI “5000 AFORIZMA” I AUTORIT HALIM HASANI!

Publikuar 2 muaj më parë

Gjilan, 11.04.2026

Në bibliotekën e Qytetit “Fan Noli” në Gjilan u përurua libri  “5000 aforizma” i aforistit nga Dobrosini i Bujanocit,  Halim Hasani. Përurimi i librit u bë në kuadër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës-Dega në Gjilan. Përurimin e shpalli të hapur, kryetari i degës, Hysen Këqiku.

Për librin folën recensenti i librit, Sevdail Hyseni, publicisti dhe poeti Sabit Jaha dhe redaktori i librit shkrimtari Hysen Këqiku.

Pati deklamime ntë aforizmave nga libri i autorit.

Në fund, autori i librit, aforisti Halim Hasani i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit të tij dhe premtoi se do të vazhdojë edhe më tutje në shkruarjen dhe kultuivimin e aforizmave.

Autorit të librit ju ndan mirënjohje nga Shtëpia botuese “Kurora” në Gjilan, të cilën ia ndau, editori Hysen Këqiku. Nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, mirënjohjen ia ndau, kryetari i saj Avni Shaqiri dhe për bashkëpunim me revistat “Qëndresa” Preshevë  dhe nëpër revista të tjera, një mirënjohje ia ndau poeti Arsim Halili.

Në fund për të pranishmit u dha një koktel modest.

a1info