Përparim Rama i dorëzon Çelësin e Qytetit Natasha Kandiqit: “Një zë që nuk heshti asnjëherë (foto galeri)
Prishtinë, 27 prill 2025 – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot i dorëzoi Çelësin e Qytetit aktivistes së njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq.







“Nataša Kandić është një nga ato zëra të rrallë që nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë,” tha Rama gjatë ceremonisë. Ai vlerësoi guximin e palëkundur të Kandiqit, që dha zë dhimbjes dhe i qëndroi të vërtetës në kohët më të errëta, duke rrezikuar gjithçka për dinjitetin njerëzor.
“Pa të vërtetën nuk ka paqe të qëndrueshme, as në Kosovë, as në rajon,” theksoi Rama, duke shtuar se Prishtina i thotë një “faleminderit” të madh një figure që jetën ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit.
A1 info