Përmbyllet afati i aplikimeve për thirrjet publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Publikuar 11 muaj më parë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka njoftuar sot për përfundimin e afatit të aplikimeve për thirrjet publike të hapura nga KKSh, të mbështetura nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Afati u mbyll në orën 15:00.

Falë programit mbështetës të financuar nga Kosova, Këshilli Kombëtar Shqiptar hapi thirrje publike në fusha me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Luginë dhe Sanxhak. Interesimi ka qenë i lartë, me gjithsej 177 aplikime të pranuara.

Numri i aplikimeve sipas komunave:

📍 Presheva – 94 aplikime 📍 Bujanoci – 76 aplikime 📍 Medvegja & Novi Pazari – 7 aplikime

Aplikimet sipas fushave të thirrjes:

🎭 Kulturë – 103 ⚽ Organizatat dhe shkollat sportive – 31 📰 Informim dhe media në gjuhën shqipe – 25 🏛️ Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe simbolet kombëtare – 18

Kryetari Rexhepi njoftoi se procesi i vlerësimit të projekt-propozimeve do të kryhet nga profesionistë, ndërsa komisioni i vlerësimit do të bëhet publik së shpejti. Ai theksoi se komisioni do të jetë plotësisht i pavarur në punën e tij.

“Qëllimi ynë është i qartë: të mbështesim punën, iniciativën dhe energjinë pozitive të çdo shqiptari në Luginë dhe Sanxhak,” u shpreh Rexhepi, duke shtuar se angazhimi për më shumë bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kosovën mbetet prioritet.

🇦🇱🇽🇰 Bashkë, për një Luginë më të zhvilluar dhe më të përfaqësuar.