Përfundojnë bastisjet në Bujanoc, ende pa gjurmë të autorëve të grabitjes në Tërnoc

Publikuar 4 muaj më parë

Kanë përfunduar bastisjet e zhvilluara në dy lokacione brenda territorit të komunës së Bujanocit, në kuadër të hetimeve për grabitjen e ndodhur sot në Tërnoc. Burime brenda policisë kanë konfirmuar për FOLonline se aksioni është mbyllur pak më parë.

Sipas të njëjtave burime, gjatë kontrollit të lokacioneve të bastisura nuk është gjetur asnjë provë apo material që lidhet me rastin në fjalë.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se hetimet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes dhe identifikimin e autorëve që qëndrojnë pas saj.