PËRFAQËSUESIT E BASHKËSISË ISLAME DHE MEDRESESË, VIZITË NË AUSTRI
Dy përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Preshevës dhe Medresesë së Luginës së Preshevës, mr. Lulzim ef. Hasani, profesor në Medresenë e Luginës së Preshevës, dhe Musa ef. Ramadani, arkëtar në Bashkësinë Islame të Preshevës, realizuan një vizitë në disa xhami shqiptare në Austri, në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Xhamitë që ata vizituan ishin:
1. Xhamia El-Kalem – Vjenë
2. Bashkësia Islame Shqiptare – Vjenë
3. Shoqata/Xhamia “Afrim Zhitia” – Gänserndorf
4. Xhamia “Bashkim” – Linz
5. Qendra Kulturore Shqiptare – Vjenë
Përfaqësuesit u pritën me ngrohtësi nga imamët, kryesitë dhe xhemati i këtyre xhamive, të cilët shprehën falënderimet e tyre për këtë vizitë domethënëse.
Kryetari i ALKIG – Albanische Kultusgemeinde, Vahidin ef. Behluli, gjithashtu uroi mirëseardhjen përfaqësuesve nga Presheva.
Një falënderim i veçantë i dedikohet hoxhës së nderuar, mr. Ademsafi Bajrami, i cili e mirëpriti delegacionin me përzemërsi dhe i mbështeti në çdo aspekt.
Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame dhe Medresesë së Luginës së Preshevës shprehën mirënjohjen e tyre për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e pakursyer të vëllezërve të besimit.
Gjatë vizitës, mr. Lulzim ef. Hasani mbajti ligjërata mbi rëndësinë e muajit të Ramazanit si muaji i shpalljes së Kuranit, para namazit të teravive dhe para namazit të xhumasë.
Ndërsa Musa ef. Ramadani udhëhoqi namazin e teravisë dhe të xhumasë, si dhe mbajti hutben e xhumasë.
Bën të ditur: Sektori për Informim i Bashkësisë Islame Preshevë dhe Medresesë së Luginës së Preshevës.
A1info