Përfaqësues të OKB-së dhe UNHCR-it vizitojnë Preshevën
Preshevë, 2 qershor 2025 – Kryetarja e Komunës së Preshevës priti sot Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Serbi, znj. Matilde Mordt, përfaqësuesin e UNHCR-it, z. Sofian Agjalli, dhe znj. Lirije Misini nga UNHCR-i në Preshevë.
Gjatë takimit u diskutuan sfidat me të cilat përballet Presheva, si diskriminimi institucional, pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave, mungesa e investimeve dhe përfaqësimit në institucionet shtetërore.

U theksua rëndësia e hapjes së vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan, si dhe shqetësimet për pengesat nga Beogradi ndaj ndihmës së Kosovës, përfshirë bllokimin e 1 milion eurove për bujqësinë dhe hapjen e një llogarie buxhetore për projekte infrastrukturore.
Kryetarja falënderoi OKB-në për mbështetjen, veçanërisht në projektin e Zonës Industriale dhe furnizimin me ujë. Ajo kërkoi mbështetje për fazën e dytë të ndërrimit të gypave të asbestit dhe theksoi rolin e Preshevës në menaxhimin e krizës së refugjatëve me mbi 1.5 milion kalime.
Presheva mbetet e hapur për bashkëpunim dhe përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm.