PDSH gjatë udhëtimit në protestën mbarëkombëtare shqiptare në Tiranë 🇦🇱
Kryetari i PDSH-së, Ragni Mustafa, gjatë udhëtimit për në Tiranë, ka shkruar:
“Rrugës për Tiranë në protestën mbarëkombëtare shqiptare kundër padrejtësisë së Gjykatës së Hagës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij – Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë!
#LiriaKaEmër #UÇK
#PresidentJemiMeJu #PDSH”
Në këtë protestë të madhe mbarëkombëtare, PDSH ishte e vetmja parti pjesëmarrëse nga Lugina e Preshevës, ndërsa nga PVD, sipas burimeve, nuk ka pasur përfaqësues të pranishëm.

Protesta zhvillohet në shenjë mbështetjeje për drejtësinë dhe në nderim të sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve të saj.