Paunoviq kërkon falje pas deklaratës për “spastrimin etnik të Kosovës”, distancohet Vuçiq

Publikuar 1 javë më parë

Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, ka kërkuar falje publike ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, kryeministrit Gjuro Macut dhe Qeverisë së Serbisë, pasi deklarata e saj lidhur me “spastrimin etnik të Kosovës” shkaktoi reagime të shumta brenda Serbisë dhe në arenën ndërkombëtare.

Paunoviq ka deklaruar se fjalët e saj janë interpretuar jashtë kontekstit, duke pretenduar se nga intervista e transmetuar është shkëputur vetëm një fragment prej shtatë sekondash, i cili më pas është shndërruar në një debat politik. Megjithatë, në intervistën e dhënë për “Kurir TV” disa ditë më parë, ajo dëgjohet duke thënë se, po të ishte në vend të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Duke folur për “Informer TV”, ministrja theksoi se deklarata e saj ishte një rrëfim personal dhe jo një qëndrim politik, duke shtuar se i vjen keq që është detyruar të sqarojë se ajo nuk përfaqëson politikën e presidentit apo të qeverisë serbe.

Ajo më tej sqaroi se kishte pasur parasysh largimin e personave që, sipas saj, nuk e konsideronin veten pjesë të Republikës Federale të Jugosllavisë, ndërsa ata që do të ndërmerrnin “akte terroriste” do të trajtoheshin si terroristë.

Paunoviq falënderoi të gjithë ata që e mbështetën pas valës së kritikave, veçanërisht Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), ku ajo bën pjesë. Në të njëjtën kohë, ajo akuzoi opozitën dhe disa media serbe se e përdorën rastin për përfitime politike.

Duke komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për ta shpallur “non grata”, ministrja e cilësoi atë si paradoksal, duke thënë se ndalimi i hyrjes në Kosovë është vendosur nga ato që ajo i quajti “institucionet e përkohshme të Kosovës”. Sipas saj, prej katër vitesh nuk ka qenë në gjendje të hyjë në territorin e Kosovës.

Deklarata e saj u dënua nga organizata të shoqërisë civile dhe nga një pjesë e opozitës në Serbi, të cilat kërkuan largimin e menjëhershëm të saj nga posti ministror.

Reagim pati edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper, deklaroi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik.

Për këtë çështje reagoi edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili theksoi se deklarata e Paunoviq nuk përfaqëson politikën e Presidencës dhe as të Qeverisë së Serbisë.

“Politika jonë mbështetet në dialog, kompromis, paqe dhe stabilitet, dhe kurrë në spastrim etnik. Ky është qëndrimi ynë dhe duhet të jetë plotësisht i qartë”, deklaroi Vuçiq.