Patenta e re e shoferit tani vjen direkt në adresën tuaj – pa vizituar policinë

Publikuar 1 vit më parë

Në portalin eQeverisjes Elektronike eUprava është vënë në funksion një version i përmirësuar i shërbimit për zëvendësimin e patentës së shoferit, ka njoftuar Zyra për Teknologjitë e Informacionit dhe Administrimin Elektronik. Ky opsion u mundëson qytetarëve të aplikojnë për patentë shoferi zëvendësuese ose për patentë provizore në mënyrë më të shpejtë dhe më të thjeshtë, pa shkuar fizikisht në sportele.

Drejtori i Zyrës, Mihailo Jovanoviq, theksoi se falë këtij shërbimi nuk është më e nevojshme të vizitohet stacioni i policisë kur është koha për ndërrimin e patentës.

“Kërkesa mund të dorëzohet nëpërmjet portalit eUprava, pagesa kryhet online dhe patenta e re dërgohet në adresën e qytetarit. Shërbimi është i vlefshëm kur dokumenti skadon, ndryshon emri apo vendbanimi, ose në raste humbjeje, vjedhjeje apo dëmtimi”, tha Jovanoviq.

Që nga lansimi i këtij shërbimi në vitin 2021 deri në gusht të këtij viti, janë dorëzuar mbi 30 mijë kërkesa për zëvendësimin e patentës së shoferit.

Kush mund ta përdorë shërbimin?

Duhet të posedoni një kartë identiteti të vlefshme të Republikës së Serbisë. Të jeni të regjistruar në portalin eUprava përmes aplikacionit ConsentID ose me një certifikatë elektronike të kualifikuar. Të pranoni që fotografia nga karta e identitetit (jo më e vjetër se 5 vjet) të përdoret për lëshimin e patentës së re. Të konfirmoni se patenta e vjetër nuk ka pasur kufizime shëndetësore me shkrim.

Nëse përdoruesi hyn në portal me certifikatë elektronike të kualifikuar, duhet të ketë të instaluar në kompjuter një aplikacion për nënshkrim elektronik. Ndërsa, ata që identifikohen përmes aplikacionit ConsentID duhet të kenë një certifikatë elektronike të kualifikuar të ruajtur në cloud për të nënshkruar kërkesën para dërgimit.