PASTROHET RRUGA QË SHPIE NGA FSHATI MIRATOC DREJT FSHATIT LLOJAN, PËRGËNJESHTROHEN MEDIUMET E FINANCUARA NGA RAGMI MUSTAFA, “AI NUK ËSHTË PARË FARE KËTU”!

Kryetari i bashkësisë lokale në Miratoc, Sedat Ismaili, ka marrë një iniciativë për pastrimin e rrugës nga fshati deri në kufirin e Republikës Maqedonisë së Veriut, respektivisht në fshatin Llojan. Në këtë inicitivë u bashkangjitën bashkfshatarët dhe qytetarë të tjerë.
I pyetur nga A1info, se a është inspektuar puna nga zavendëskryetari i Komunës, Ragmi Mustafa,
në shoqërim me përfaqësuesin e OSBES-së, z. Antonios Balaskas?
Ismaili u përgjigj: Kjo është gënjeshtër e kulluar dhe ky lajm është një shpifje nga mediumet që i financon Ragmi Musata. Ai vetëm në fushatë parazgjedhore vjen, dhe më nuk e shofim.
Ndërsa përfaqsuesi i OSBES-së na ka vizituar dhe kemi biseduar për problemet që na preokupon, e në veçanti me mos hapjen e kufirit.
Unë si kryetar i bashkësisë lokale ju kam drejtuar fillimisht zyrës së OSBEs-, trupit koordinues, MPB-së, E ambasadave të huaja, dhe deri më tani na u përgjigj vetëm përfaqësuesi i OSBE-së, tha Ismaili për A1 info.






