Pastrimi i rrugës Preshevë–Gjilan, autoritetet: Situata është stabile dhe qarkullimi zhvillohet normalisht

Publikuar 3 muaj më parë

Preshevë – Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës ka njoftuar se në aksin rrugor Preshevë–Gjilan, pranë pikës kufitare Depcë, janë duke u zhvilluar punime për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas njoftimit, autoritetet janë në koordinim të vazhdueshëm me ndërmarrjen “Putevi Srbije” dhe po monitorojnë gjendjen në terren.

Aktualisht, situata vlerësohet si stabile, niveli i sigurisë është i kënaqshëm dhe nuk ka arsye për shqetësim. Qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht, pa pengesa.

Shtabi u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor.

Njoftimin e ka bërë publik koordinatori i Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, Enver Aliu.