PAS URDHERIT TE TRUMP, NIS DEBIMI I IMIGRANTEVE NGA SHBA

Publikuar 1 vit më parë

Dy avionë ushtarakë Amerikanë C-17 secili me nga 80 imigrantë të jashtëligjshëm, kanë nisur dëbimin e imigrantëve të parregullt nga ShBA.

Avionët po i dërgojnë imigrantët në Guatemalë pas urdhrit të dhënë nga presidenti Donald Trump, tha një zyrtar për “Reuters”. “Guatemala dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’i dhënë fund imigrimit ilegal dhe për të forcuar sigurinë kufitare. Sot janë nisur dy avionë”, tha Departamenti i Shtetit.

Në të njëjtën kohë, Pentagoni po dërgon një numër të madh trupash ushtarakë në kufirin jugor me Meksikën, për të rritur sigurinë kufitare.

Në ditën e parë të marrjes së detyrës, Trump tha se imigrimi ilegal është një emergjencë kombëtare dhe urdhëroi ushtrinë të ndihmojë në sigurinë kufitare. Ai gjithashtu vendosi të kufizojë marrjen e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve që lindin në ShBA.

Burimi lajmi TWANews.