Pas raportimit nga A1 Info nis sanimi i gropave në rrugën “Vëllezërit Frashëri” dhe në Karposh
Pas raportimit nga A1 Info për gropat në rrugën “Vëllezërit Frashëri” dhe në lagjen Karposh, në Kumanovë ka nisur sanimi i gropave dhe rregullimi i shakteve.

Ekipet kanë dalë në terren dhe kanë filluar punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.
Ky është një hap pozitiv dhe për t’u përshëndetur nga pushteti lokal, i cili po reagon ndaj shqetësimeve të ngritura dhe po ndërmerr masa konkrete për zgjidhjen e problemeve.